Qysh Me - Kërko - Patate e pjekur me djathë: Kënaqësi e vërtetë gurmani me të cilën menjëherë do të harroni mishin! 
Kyçu

Patate e pjekur me djathë: Kënaqësi e vërtetë gurmani me të cilën menjëherë do të harroni mishin!

Qysh Me Qysh Me | Receta | 15 October 2019 | 00:04
Jepuni patateve të reja një dimension të ri me këtë recetë interesante! Përbërësit: – 1 kg patate,
– 500 ml qumësht të nxehtë;
– 150 g djathë gjysmë të fortë të grirë në rende;
– 50 g djathë të fortë të grirë në rende;
– 50 g gjalpë,
– 50 g miell të bluar egër;
– 3 lugë fletë majdanozi të grirë;
– 1 lugë e vogël mustardë;
– arra muskati të bluara;
– kripë;
– piper. Përgatitja: Patatet pastroni dhe pritni në feta të holla. Qitni në tenxhere me ujë të ftohtë, qitni kripë dhe nxehni në zjarre të fortë. Kur uji të vlojë, zieni edhe 10 minuta. Kulloni patatet dhe qitni në enë të lyer me yndyrë për pjekje. Përgatitni salcë beshameli ashtu që më parë në gjalpin e nxehur shkurtimisht ta fërgoni miellin, pastaj gradualisht shtoni qumësht duke e përzier vazhdimisht në mënyrë që të mos krijohen toptha mielli. Salcën zieni rreth 4 minuta, pastaj hiqeni nga zjarri dhe shtoni arra muskati, piper, majdanoz, mustardë dhe djathin gjysmë të fortë dhe djathin e fortë. Salcën e përgatitur me djathë qiteni sipër patateve, përzieni pak dhe piqni në 180 gradë Celsius rreth 45 minuta. Ju bëftë mirë – transmeton Qysh Me. The post Patate e pjekur me djathë: Kënaqësi e vërtetë gurmani me të cilën menjëherë do të harroni mishin! appeared first on Qysh Me.

Komentet

Të Ngjajshme

dua