Qysh Me nga dua.com - Patate me hithra 

Patate me hithra

Qysh Me Qysh Me | Receta | 16 July 2019 | 23:02
Përbërësit 500 gr patate 200 gr gjethe hithrash të freskët 1 qepë e njomë 1 hudhër e njomë mëlmesa kripë dhe piper i zi 2 lugë gjelle miell misri piper i kuq Udhëzimet Hapi 1  Hithrat pastrojini e kalojini në ujë të valë për dy minuta. Më pas kullojini e pritini imët. Hapi 2  Qepën e hudhrën grijini imët e më pas fërgojini. Shtoni edhe karrotën e prerë në rrathë e më pas edhe hithrat e grira. Hapi 3  Përziejini mirë të gjitha e më pas shtojuni edhe miellin e misrit dhe pak ujë. Hapi 4  Tavën lyejeni me vaj e mbi të shtroni hithrat e përgatitur bashkë me patatet. Hapi 5  Piqini në furrën e parangrohur në 220 gradë për afro 40 minuta ose derisa të skuqen patatet. Hapi 6 Ju bëfshin mirë.

The post Patate me hithra appeared first on Kuzhina Shqiptare.

dua