Puding çokollate me banane për fëmijë - Qysh Me nga dua.com 

Puding çokollate me banane për fëmijë

Qysh Me Qysh Me | Receta | 16 July 2019 | 23:11
Fillimisht duhet ta keni parasysh se gatimi është aktivitet i shkëlqyeshëm jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët. Gatimi mund të ndikojë që t’iu ndihmojë fëmijëve ta zhvillojnë imagjinatën dhe koordinimin, ndërkaq gatimi bashkë me prindërit është edhe mundësi e mirë për të shpenzuar kohë kualitative, transmeton Telegrafi. Më poshtë e keni një recetë të lehtë dhe të shijshme që mund ta përgatitni bashkë me fëmijën tuaj. Përbërësit: – 3 banane
– 4 lugë çaji krem
– 250 g çokollatë e shkrirë Instruksionet: – Qëroni bananet dhe shtypni derisa të marrin formën e puresë – Kombinojeni çokollatën dhe kremin – Shtojeni përzierjen e çokollatës me krem në purenë e bananes – Përzierjen e fituar futeni në frigorifer për 1 orë. Deserti është gati. Ju bëftë mirë! /Telegrafi/

The post Puding çokollate me banane për fëmijë appeared first on Telegrafi.

dua