Qysh Me - Kërko - Pure me karota të pjekura: Racion i shëndetshëm me shije të mrekullueshme! 
Kyçu

Pure me karota të pjekura: Racion i shëndetshëm me shije të mrekullueshme!

Qysh Me Qysh Me | Receta | 19 September 2019 | 08:09
Po ju sjellim recetën e thjeshtë për pure me karota të pjekura të cilën do ta adhuroni Përbërësit: – 700 g karota;
– ½ filxhani qumësht të ngrohtë;
– 3 thelpinj hudhre;
– 2 lugë vaj ulliri;
– 1 lug gjalpë;
– 1 lugë e vogël lëng limoni;
– ¼ e lugës qimjon të bluar;
– ¼ e lugës arra muskati;
– kripë;
– piper. Përgatitja: Karotat pastroni, qitni në enë për pjekje, lyeni me vaj ulliri dhe qitni qimjon, arra muskati, kripë dhe piper. Në enën për pjekje shtoni edhe 3 thelpinj të plotë hudhre. Piqni në 220 gradë Celsius rreth 25 minuta, përkatësisht derisa karotat të marrin ngjyrë të lehtë të gështenjtë. Kur karotat të ftohen pak, me ndihmën e mikserit shndërroni në pure. Shtoni thelpinjtë e qëruar të hudhrës, gjalpin, lëngun e limonit dhe aq qumësht të ngrohur sa të jetë e nevojshme që të përgatitni pure të konsistencës së dëshiruar – përafërsisht gjysmë filxhani. /Qysh Me/ The post Pure me karota të pjekura: Racion i shëndetshëm me shije të mrekullueshme! appeared first on Qysh Me.

Komentet

Të Ngjajshme

dua