Qysh Me nga dua.com - Qysh me ditë shkakun e rritjes së nivelit të kolesterolit? 

Qysh me ditë shkakun e rritjes së nivelit të kolesterolit?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 29 April 2017 | 10:58
Shkencëtarët kanë identifikuar më shumë se 20 gjene të reja që ndërlidhen me nivelin e kolesterolit në gjak, që në masë të madhe do ta lehtësojë zhvillimin e ilaçeve dhe terapive për sëmundjet e zemrës. Në hulumtimin më të madh të kryer ndonjëherë për sa i përket kolesterolit, shkencëtarët ia dolën të zbulojnë se janë 21 variacione gjenetike, që janë përgjegjëse për ndryshimet në cn e mirë dhe atë të dëmshëm. Një nga befasitë më të mëdha është fakti se disa variacione të gjeneve më së shpeshti gjenden te meshkujt, e disa të tjera te femrat. Gjatë hulumtimit janë analizuar mutacionet gjenetike të më shumë se 90.000 personave. Konsumimi i tepërt i ushqimit me yndyrë, mungesa e rekreacionit dhe ushtrimeve fizike, e po ashtu edhe konsumimi i duhanit, janë faktorët kyç të rrezikshëm për shfaqjen e sëmundjeve të shkaktuara nga kolesteroli. Kolesteroli është lloj i yndyrës të cilin e prodhon mëlçia, që është i një rëndësie jetike për prodhimin e hormoneve, absorbimin e vitaminave D dhe tretjen e ushqimit.
dua