Qysh me i ditë përfitimet nga çokollata? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ditë përfitimet nga çokollata?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 08 June 2017 | 17:38
Çokollata është një prej ushqimeve më të preferuara për shumicën e njerëzve. Tashmë përveç shijes së mirë ka dhe një sërë efektesh siç është rritja e përqendrimit dhe e kujtesës. Studiuesit panë efektet e saj  tek disa persona dhe nga hulumtimi u zbulua se ata persona që hanin të paktën një çokollatë në javë patën performancë më të mirë  se ata që nuk konsumonin , në testimet e trurit që u bënë. Kjo mund të jetë për shkak të një komponenti që quhet “flavanols” të cilat gjenden me bollëk tek çokollata e zezë dhe më pak tek çokollata e bardhë. “Flavanols” janë antioksidantë , përbërës që zëvendësojnë qelizat e vdekura. Studimi përfshiu rreth 1000 njerëz në 30 vite. Megjithatë  mjekët këmbëngulin që çokollatë duhet të konsumohet në bazë të një dietë të shëndetshme dhe pa e tepruar, sepse vetëm në këtë mënyrë do sjell përmirësim të kujtesës apo aktiviteteve të tjera të trurit, pa shkaktuar dëme në organizëm.
dua