Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga rrushi i thatë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga rrushi i thatë?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 12 April 2017 | 21:48
Rrushi i thatë është i pazëvendësueshëm, kur bëhet fjalë për fruta të thata. Ato kokrra të zeza apo ngjyrë ari janë favorit i të gjithëve e veçanërisht i fëmijëve. Ato bëhen nga tharja e rrushit (i gjelbër apo i zi), në diell apo në tharës dhe duken si perla ngjyrë ari, të kafta apo të zeza. Kapsllëku: Kur hahet, rrushi fryhet, pasi ka fibra që gjenden në të në formë të tharë dhe absorbojnë ujë. Kjo ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut. Anemia: Rrushi i tharë përmban sasi të konsiderueshme të hekurit i cili drejtpërsëdrejti ndihmon në shërimin e anemisë. Gjithashtu përmban shumë përbërës të vitamines B kompleks të cilët janë esencialë për përpunimin e gjakut. Bakri që gjendet në to gjithashtu ndihmon në përpunimin e rruazave të kuqe të gjakut. Zjarrmi (ethet): Phenolic Phytonutrients, që njihen mirë për përbërësit e tyre si antibiotikë, vrasës të bakterieve dhe antioksidues, gjenden me bollëk në rrushin e tharë dhe ndihmojnë në shërimin e zjarrmis (etheve) duke luftuar infeksionet bakteriale dhe virale. Shëndeti i kockave: Përderisa kalciumi, që është përbërësi kryesor i eshtrave, është prezent në rrush të tharë, rrushi i tharë është për këtë arsye edhe një burim më i mirë i bor-it, një mikro materie ushqyese (materie ushqyese që kërkohet nga trupi në sasi shumë të vogël, në krahasim me materiet e tjera ushqyese), që është shumë i domosdoshëm për formimin e duhur të eshtrave dhe absorbimin e kalciumit. Kujdesi i Syve: Rrushi i tharë përmban polyphenolic phytonutrients të cilët kanë përbërës antioksidues që janë shumë të mirë për shëndetin ocular, pasi mbrojnë sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira (oksiduesit) sikurse degjenerimi makular, dobësimi i pamjes nga mosha, katarakti etj. Si shtesë, rrushi i tharë përmban sasi të mira të vitaminës A, A-Beta Karoten dhe A-Karotenoid, që të gjithë janë esencialë për shëndet të mirë pamor. Shtimi Peshës: Rrushi i tharë, sikurse të gjitha frutat e tjera të thara, është shumë i mirë për shtim të peshës, pasi është përplot me glukozë dhe fruktozë dhe ju dhuron shumë energji. Kështu pra, kokrrat e tij formojnë pjesën ideale të dietës si tek atletet apo bodibillderët të cilët kanë nevojë për shumë energji e gjithashtu edhe tek ata të cilët kanë nevojë të shtojnë peshë, pa akumuluar kolesterol. Ajo që u jep një shtytje edhe më të madhe është prezenca e shumë vitaminave, amino- acideve dhe mineraleve (si selenium, fosfori etj.) të cilët ndihmojnë në absorbimin e materieve të tjera ushqyese dhe proteinave në trup. Shëndeti Dental: Acidi Oleanolic, njëri nga phytochemialet e pranishëm në rrushin e tharë, luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e dhëmbëve kundër prishjes, kaviteteve, copëtimit (spirimit) të dhëmbëve etj. Me efekt parandalon zhvillimin e Streptococcus Mutans dhe Porphyromonas Gingivalis, të dy këto specie të bakterieve të cilët janë përgjegjës për kavitetet dhe problemet e tjera dentale.
dua