Qysh me i shmangë gabimet që bëhen gjatë mbajtjes së dietës? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me i shmangë gabimet që bëhen gjatë mbajtjes së dietës?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 10 April 2017 | 21:12
  1. Uria
Secila dietë e shëndetshme duhet të ketë së paku katër deri pesë shujta. Shujtat e vogla, por të shëndetshme nuk do ta mbingarkojnë lukthin tuaj, ndërsa që trupit tuaj do t’i ofrojnë atë për të cilën ka nevojë. Duke vuajtur urie arrihet një efekt jetëshkurtër dhe që shumë shpejt kalon në mbipeshë, e që njëherësh mund edhe të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj.
  1. Numërimi i kalorive
Numërimi i kalorive shpeshherë është më e mundimshme se sa vetë dieta. Përmbajuni ushqimit të caktuar, shëtisni sa herë të mundeni dhe peshën përdoreni më së shumti një herë në javë. Jepni kohë vetes dhe keni besim në veten tuaj.
  1. Dietë dhe vetëm dietë
Të gjithë jemi të vetëdijshëm për faktin se ushtrimet janë mënyra më e shpejtë për heqjen e kilogramëve, por pikërisht shkaku i ritmit të jetës, në të cilin jetojmë është e vështirë të gjejmë kohë për këtë hobi të shëndetshëm. Receta më e mirë për heqjen e kilogramëve janë ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik. Nëse tashmë jeni përcaktuar për një regjim rigoroz të ushqimit, provoni që së paku t’i ndani gjysmë ore për një shëtitje të lehtë. Kjo do ta përforcojë qarkullimin dhe do ta përshpejtojë metabolizmin.
  1. Heqja dorë
Tri ditët e para të dietës janë më të vështirat dhe pikërisht këto janë momentet, ku në shprehje vjen karakteri juaj i fortë. Nëse mendoni se nuk do ta përjetoni këtë ndjenjë të tmerrshme të urisë, zbrazeni frigoriferin tuaj dhe mbusheni vetëm me ushqimet që i keni në meny. Nëse ndieni ngërçe, si pasojë e urisë, atëherë mashtrojeni lukthin dhe konsumoni dy decilitra ujë.  
dua