Qysh me marinu mishin për skarë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me marinu mishin për skarë?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Receta | 26 June 2020 | 11:30

Pa marrë parasysh sa mirë bëhet pjekja e tij, mishi nuk do të jetë i shijshëm aq sa doni nëse nuk e marinoni ashtu siç duhet.

 

Prandaj nëse këto ditë po planifikoni të bëni skarë me mish të kuq praktikoni një nga këto teknika të marinimit që ne po ju sygjerojmë.
 

Marinimi i zakonshëm

E vendosim mishin në një tas. Më pas, shtojmë copa hudhre, rozmarinë të grirë, piper dhe verë të kuqe derisa mishi të mbulohet. I përziejmë të gjitha bashkë dhe e vendosim tasin në frigorifer për rreth 2 orë.
 

.Marinimi me birrë

E vendosim mishin në një tas. Më pas, shtojmë një thelb hudhër të grirë, lëkurën e një portokalli organik, disa gjethe sherbele dhe piper kokërr. Hedhim birrë derisa të mbulohet mishi, e përziejmë dhe e lëmë të marinohet për të paktën 2 orë në një mjedis të freskët.
 

Marinim me mjaltë

Në një tas, hedhim 50 ml mjaltë, 30 ml uthull molle, piper dhe trumzë. Hedhim mishin, e përziejmë dhe e lëmë të marinohet për jo më shumë se 30 minuta në mjedis të freskët.
 

Marinimi me uthull balsamike
E vendosim mishin në një tas. Më pas, shtojmë uthull balsamike dhe vaj ulliri në sasi të barabartë, lëng limoni, borzilok të freskët dhe piper kokërr. E përziejmë mishin dhe e lëmë të marinohet jo më shumë se 30 minuta në një mjedis të freskët.

dua