Qysh me përgaditë bajadera me karamel? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë bajadera me karamel?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 29 December 2016 | 00:29
Përbërësit 250 gr sheqer pluhur 2 vezë 100 gr karamel 125 gr margarinë 250 gr biskota të bluara Përbërësit 2 250 gr sheqer 100 ml ujë 125 gr margarinë 250 qumësht pluhur 100 gr cokollatë e bardhë
  1. Përziejmë sheqerin pluhur me vezët dhe ziejmë mbi avull.
  2. Në masën e nxehtë shtojmë karamelet dhe përziejmë derisa të shkrihen edhe ato.
  3. Shtojmë dhe margarinë dhe përziejmë derisa të shkrihet edhe margarina, shtojmë biskotat e bluara dhe përziejmë të bashkohet mirë masa.
  4. Masën e qesim në kallëp dhe rrafshojmë mirë dhe e lejmë të ftohet.
  5. Pastaj vëjmë ujin dhe sheqerin në zjarr derisa të shkrihet sheqeri.
  6. Largojmë nga zjarri,shtojmë margarinë dhe përziejmë derisa të shkrihet edhe margarina.
  7. Shtojmë dhe qumështin pluhur dhe përziejmë.
  8. Masën e qesim përsipër shtresës me biskotat.
  9. Për glazurën shkrijmë cokollatën e bardhë dhe dekorojmë bajaderat.
dua