Qysh Me nga dua.com - Qysh me përgaditë biftek me salcë këpurdhash? 

Qysh me përgaditë biftek me salcë këpurdhash?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 10 February 2017 | 22:11
Përbërësit:
  • 500 gram biftek
  • 250 gram këpurdha
  • 1 qepë
  • 1 lugë miell
  • 1 gotë ajkë
  • 100 ml verë e bardhë
  • 1 copë djath
  • vaj
  • piper
  • kripë.
Bifteku pritet në file dhe pjeket në skarë. Ndërkohë përgaditet salca. Në pak vaj fërgohet qepa e grirë imët. Shtohen këpurdhat e prera dhe pak ujë. Ena mbulohet dhe sapo të zbutes këpurdhat shtohet mielli i përzier me 1 gotë ujë. Zihet 10 minuta duke e përzier kohë pas kohe. Ajka përzihet me verë dhe shtohet mbi këpurdha. Shtohet kripë, piper dhe shërbehet mbi biftek.
dua