Qysh Me nga dua.com - Qysh me përgaditë bishtaja të ziera? 

Qysh me përgaditë bishtaja të ziera?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 18 April 2017 | 20:01
Përbërësit:
  • 1 kg bishtaja të gjelbra
  • 1 gotë supë katrore
  • 50 gram proshutë
  • 1 lugë gjalpë
  • 2 qepë
  • 3-4 domate
  • kripë
  • piper.
Bishtajat lahen mirë, u priten majat dhe bishtat. Ndahen në disa pjesë të barabarta dhe zihen në supë afro 30 minuta. Veqmas fërgohen qepët e prera në rrathë derisa të zverdhen. Shtohen domatet e qëruara dhe të prera në 8 pjesë për tu fërguar bashkë me qepët. Kullohen bishtajat dhe duke i përzier u shtohet qepët, proshuta dhe domatet. Kripohen, piperosen dhe shërbehen me mish të pjekur ose pulë.
dua