Qysh me përgaditë bukë elbi? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë bukë elbi?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 30 January 2017 | 21:00
Përbërësit:
  • 300 gram miell elbi
  • 300 gram miell integral gruri
  • 300 ml qumësht
  • 1 lugë majë bukë
  • 1 lugë kripë
  • 1 lugë sheqer të kaftë.
Maja ulet me 5 lugë ujë të vakët dhe sheqer. Miellit i hidhen kripa, maja e ardhur dhe zihet brumi me qumështin e vakët. Ngjeshet brumi në tavolinë të përmillur, vendoset në enë dhe mbulohet me folie plastikë për 1 orë. Brumi i ardhur ndahet në dy pjesë. Formohen 2 bukë të gjata dhe vendosen në tepsi të lyer me yndyrë dhe qëndrojnë të mbuluara për 30 minuta. Pjeken në temperaturë 200 gradë.
dua