Qysh me përgaditë cheesecake me nutella? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë cheesecake me nutella?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 27 April 2017 | 21:34
Përbërësit:
  • 250 gram biskota të bluara
  • 100 gram margarinë
  • 400 gram nutella
  • 500 gram krem djathi.
Shkrihet një lugë nutella së bashku me margarinën dhe shtohet tek biskotat e bluara. Përzihet mirë dhe rrafshohet në tepsi me ndihmën e ndonjtë gote më fund të rrafshët. Në ndërkohë përziejmë krem djathin me nutellën e mbetur derisa të bëhet masë e njëllojtë. Shtojmë kremin me nutella mbi biskota dhe e lëmë të ftohet për disa orë.
dua