Qysh Me nga dua.com - Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me vishnje? 

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me vishnje?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 25 November 2016 | 23:17
Përbërësit:
  • 2 vezë
  • 200 gram sheqer
  • 200 ml qumësht
  • 150 gram miell
  • 200 ml vaj
  • 1 pecivë
  • 350 gram vishnje.
Të gjithë përbërësit, përpos vishnjeve tunden mirë, në mënyrë që të fitohet një brumë më i trashë se i palpetëve. Brumi vendoset në enë të lyer me yndyrë dhe pjeket për 15 minuta në temperaturë 150 gradë. Largohet tepsia nga furra, hidhen vishnjet e kaluara në miell dhe më pas ngritet temperatura në 180 gradë derisa të piqet ëmbëlsira. embelsire-me-vishnje
dua