Qysh Me nga dua.com - Qysh me përgaditë ëmbëlsirë Monte? 

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë Monte?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 07 January 2017 | 04:19
Përbërësit:
  • 1 litër qumësht
  • 12 lugë nisheste
  • 8 lugë sheqer
  • 2 sheqer vanillë
  • 250 gram margarinë
  • 500 ml ajkë
  • 300 gram qokollatë
  • 300 gram biskota.
Nishesten dhe sheqerin e përziejmë me 250 ml qumësht të ftohtë kurse pjesën tjetër të qumështit e vlojmë. Në qumështin e valë shtojmë nishesten e tretur dhe e përziejmë vazhdimisht derisa të trashet kremi. Në kremin e ftohur shtojmë margarinën e rrahur në shkumë dhe përziejmë. Ngrojmë ajkën e ëmbël, por nuk e lejojmë të vlojë, e largojmë nga zjarri dhe shtojmë qokollatën e copëtuar. Përziejmë derisa të shkrihet qokollata. Në një kallëp të thellë e të lyer me yndyrë vendosim një shtresë biskota katrorë të njomura në pak qumësht, qesim një shtresë të hollë nga kremi me qokollatën dhe ajkën. Pastaj vendosim sasinë e kremit të bardhë, e rrafshojmë dhe mbi e lyejmë me masën e kremit me qokollatë.
dua