Qysh me përgaditë ëmbëlsirë piramidë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë piramidë?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 08 June 2017 | 17:54
Përbërësit:
  • 3 vezë
  • 2 filxhanë sheqer
  • 2 filxhane vaj
  • 2 filxhanë qumësht
  • 1 pecivë
  • 8-10 filxhanë miell
Kremi:
  • 1 litër qumësht
  • 125 gram margarinë
  • 2 filxhanë sheqer
  • 3 lugë kakao
  • 1 puding qokollatë
  • 4 lugë miell
+
  • 3 filxhanë qumësht
  • 3 lugë kakao
  • 3 filxhanë
  • sheqer
  • 2 lugë miell.
Perzijme perbersit,shtojme miell gradualsiht derisa te behet nje brum e bute qe punohet me duar. Brumin e ndajme ne 21 toptha te vegjel te cilet I zgjasim ne forme shkopinjeve deri ne 15 -20 cm secilin. Ne kallepin per pjekje shtrijme leter per pjekje dhe qesim shkopinjet rradhazi dhe pjekim ne 200 grade per 15-20 minuta. Nderkohe zijme kremin. Ne nje ene qesim pak qumesht te ftohet,pluhurin e puinges,kakaon dhe miellin,kurse pjesen tjeter te quemshtit e veme te vloje me sheqerin. Pasi qumshti vlon shtojme pudingen e tretur dhe perziejme derisa te trashet pudinga. Ne nje tabak te madhe radhisim 4 shkopinje,lyejme me pudingen e cokollates,pastaj 3 shtkopinje pastaj pudinge dhe keshtu derisa te hargjohet kremi dhe shkopinjet te mbesin ne 1. Pastaj lyejm me kremin te cilin e kemi bere duke zier qumeshtin,miellin,kakaon, dhe sheqerin derisa te trashet duke perzier vazhdimisht qe most e behet kokerrza nga mielli.
dua