Qysh me përgaditë file mishi me qepë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë file mishi me qepë?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 14 February 2017 | 18:55
Përbërësit:
  • 500 gram file viqi
  • 2 lugë gjalpë
  • 4-5 qepë
  • 100 ml verë të bardhë
  • vegetë
  • piper
  • kripë
  • 1 lugë niseshte
  • 150 ml ujë.
Në mish shtohet kripë e piper dhe skuqet në yndyrë të nxehtë në të dyja anët. Largohet mishi nga yndyra dhe në atë yndyrë fërgohen qepët e prera imët derisa të marrin ngjyrë të verdhë. Kthehet mishi prapë në qepë dhe shtohet vera, vegeta dhe piper. Mbulohet ena dhe në zjarrë të ulët zihet mishi 1 orë. Niseshtja përzihet me ujë të ftohtë i cili i shtohet mishit dhe posa të marrë valë largohet nga zjarri. Filetat shërbehen me pure patatesh apo oriz.
dua