Qysh me përgaditë file viqi me verë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë file viqi me verë?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 24 March 2017 | 15:07
Përbërësit:
  • 500 gram file viqi
  • 1 gotë verë e bardhë
  • ½ gote supë
  • 1 lugë margarinë
  • 50 ml ajkë
  • kripë
  • piper
  • vegetë
  • lëng limoni
  • vaj.
Filetat rrahen, u shtohet kripë e piper dhe futen në verë të bardhë për afro 2 orë. Në tenxhere të lyer me yndyrë palohen filetë, ku shtohet 1 gotë verë dhe ½ gote supë. Mbulohet tenxherja me kapak, futet në furrë. Filetat e ziera vendosen në pjatë të nxehtë kurse në lëngun ku janë zier shtohet ajka e përzier me pak ujë dhe lëng limoni. Sa të marrë valë, salca largohet nga zjarri dhe hidhet mbi fileta.
dua