Qysh me përgaditë gjellë me pulë dhe këpurdha? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë gjellë me pulë dhe këpurdha?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 08 February 2017 | 23:05
Përbërësit:
  • 1 copë gjoks pule
  • 100 gram brokoli
  • 1 qepë
  • 100 gram këpurdha
  • 200 ml ajkë
  • 100 ml qumësht
  • kripë
  • piper i zi
  • vaj.
Copëtohet mishi i pulës, shtohet kripë e piper dhe fërgohet në tigan derisa të merr ngjyrë. Pulën e fërguar e largojmë nga tigani, në të cilin fërgojmë qepët dhe këpurdhat derisa të zbutet qepa. Kthehet mishi i pulës në tigan, shtohet brokoli dhe fërgohet për 10 minuta të tjerë. Shtohet qumështi dhe ajka në tigan. Shtohet edhe kripë e piper dhe lihet të zihet për 10 minuta.
dua