Qysh me përgaditë kaçamak? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë kaçamak?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 29 March 2017 | 21:55
Përbërësit:
  • 5 gota ujë
  • 1 gotë miell kaçamaku
  • 2 thelpinjë hudhër
  • 1 lugë kripë
  • 2 lugë margarinë
  • 2 lugë ajkë
Ujin, kripën dhe thelpinjtë e grimcuar të hudhrës vendosen në tenxhere dhe lejohet të vlojnë. Pastaj ngadalë shtohet mielli i kaçamakut dhe përzihet gjatë gjithë kohës. Ulet temperatura dhe lejohet kaçamaku të vlojë ngadalë. Zihet për 45 minuta duke përzier herë pas here. Nëse gjatë zierjes kaçamaku fillon të ngjitet shtoni pak ujë. Në 3-4 minutat e fundit të zierjes shtohet ajka dhe margarina.
dua