Qysh me përgaditë kek bardhë e zi? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë kek bardhë e zi?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 31 December 2016 | 00:03
Përbërësit:
  • 250 gram margarinë
  • 300 gram sheqer
  • 5 vezë
  • 400 gram miell
  • 1 lugë caji sodë buke
  • 4 lugë qumësht
  • 1 lugë kakao
  • 1 lugë sheqer.
Në një enë të vogël vlohet qumështi me 1 lugë sheqer dhe kakao. Përzihet mirë dhe lihet anash. Tundet gjalpi i zbutur ose i shkrirë me sheqer. Shtohen vezët, të cilat tunden derisa të shkrihet sheqeri. Kësaj mase i shtohet mielli me sodë buke dhe përzihet me lugë. Ena për kuglof lyhet me yndyrë në të cilën shtohet masa e përgaditur nga e cila ndahet një pjesë e vogël. Brumit të ndarë i shtohet kakaoja e përgaditur dhe hidhet mbi brumë të verdhë. Me pirun bëhen lara duke e futur pirunin në brumë dhe duke e përzier atë. Keku pjeket në temperaturë 160 gradë pët 45 minuta.
dua