Qysh Me nga dua.com - Qysh me përgaditë kifle me bajame? 

Qysh me përgaditë kifle me bajame?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 14 March 2017 | 10:49
Përbërësit:
  • 250 gram miell
  • 250 gram gjalpë
  • 2 vezë
  • 100 gram sheqer
  • 50 gram bajame
  • reqel.
Tunden gjalpi, i shtohen 2 të verdha vezësh, sheqer, miell dhe gatuhet një brumë i ngjeshur. Pasi të rrafshohet brumi në tavolinë, priten katrorë ose trekëndësha brumi, hidhet nga pak reqel në mes dhe mbështillen në formë kiflesh. Të bardhat e vezëve tunden, lyhen kiflet me të, mbi u hidhen bajamet e grimcuara, rradhiten në tepsi të lyer me yndyrë. Qëndrojnë pak në vend të vakët, dhe pjeken në temperaturë mesatare.
dua