Qysh Me nga dua.com - Qysh me përgaditë kifle me kungull? 

Qysh me përgaditë kifle me kungull?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 24 November 2016 | 23:51
Përbërësit:
  • 700 gram miell
  • 500 gram kungull
  • 200 ml qumësht
  • 1 lugë tharm buke
  • 2 lugë sheqer
  • 1 pecivë
  • Kripë
  • 2 vezë
  • 250 gram gjalpë.
Pastrohet kungulli nga farat dhe pjeket në temperaturë 200 gradë. Në qumësht shtohet pak miell, sheqer dhe tharm buke, përzihet mirë dhe lihet që të fryhet. Kungulli i pjekur pastrohet nga lëkura dhe pjesët e djegura dhe përgaditet një pure. Kungulli i ftohur përzihet me miell, tharmin e bukës së fryrë, pecivën, një filxhan sheqer dhe një vezë. Lihet të qëndroj derisa të dyfishohet e pastaj ndahet në 4 pjesë. Secila pjesë shtrihet në petë të rrumbullakët dhe ndahet në 8 pjesë. Në secilin trekëndësh vendoset nga një copë gjalpë. Mbështillet që të fitohen kiflet dhe lyhen me vezë të tundur. Pjeken në temperaturë 200 gradë. kungull
dua