Qysh Me nga dua.com - Qysh me përgaditë kofshë pule të marinuara? 

Qysh me përgaditë kofshë pule të marinuara?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 30 December 2016 | 23:51
Përbërësit:
  • 1 kg kofshë pule
  • 100 ml vaj ulliri
  • Lëngu i gjysmë limoni
  • Piper
  • Hudhër.
  • 1 lugë miell
  • 100 ml ujë.
  • 1 lugë vegetë.
Kofshët e pulës kriposen, shtohet piper dhe fërkohen me thelpinjtë e hudhrës. Përzihen vaji dhe lëngu i limonit dhe vegetë e hidhet mbi kofshë. Qëndrojmë në vend të ftohtë 2-15 orë. Vendosen në tepsi dhe futen në furrë me temperaturë 200 gradë për 30 minuta. Marinada e mbetur hidhet në tigan në të cilin shtohet miell dhe fërgohet. Shtohet pastaj uji dhe salca shërbehet mbi kofshë.
dua