Qysh me përgaditë kos? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë kos?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 13 January 2017 | 00:13
Përbërësit:
  • 1 litër qumësht
  • 150 gram kos.
Hapi i parë është vendosja e kosit nga frigoriferi disa orë më parë, që të arrijë temperaturën e dhomës, për shkak se fermentet janë shumë delikate në luhatjet e temperaturës. Vini qumështin në zjarr. Ndërkohë që qumështi arrin procesin e vlimit, hiqeni nga zjarri dhe e lini të ftohet deri në temperaturën 45 gradë. Në një termus hidhni dy lugë gjellë kos dhe hapeni mirë në sipërfaqe. Pasi qumështi te këtë temperaturën e kërkuar hidheni atë pjesë pjesë në termus duke trazuar vazhdimisht. Mbylleni kapakun dhe vendoseni në një vend ku nuk ka lëvizje. Lëreni rreth 7-8 orë derisa të arrijë trashësinë e duhur.
dua