Qysh me përgaditë mish të bardhë me susam? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë mish të bardhë me susam?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 11 January 2017 | 23:59
Përbërësit:
  • 1 kg mish i bardhë
  • 200 gram majonez
  • 1 lugë senf
  • Kripë
  • Piper
  • 150 gram susam
  • 3 thelpinjë hudhër
  • Pecivë.
Mishin e bardhë e presim në file të hollë. Shtojmë kripë e piper. Përziejmë majonezën, senfin pecivën dhe hudhrën e grirë në rende. Mishin e vendosim në këtë salcë të përzier dhe e përziejmë me duar në mënyrë që salca të depërtojë në qdo pjesë të mishit. Mishin e lëmë në frigorifer për 2 orë. Në një enë tjetër përziejmë biskotat e njelmëta të bluara dhe susamin. Pastaj, secilën pjesë të mishit e kalojmë në përzierjen e biskotave me susam dhe i vendosim në tepsi. Pjekim në 160 gradë për 15 minuta.
dua