Qysh me përgaditë paragjellë me patate? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë paragjellë me patate?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 30 December 2016 | 22:55
Përbërësit:
  • 1 kg patate
  • 2 qepë
  • 2 lugë margarinë
  • Majdanoz
  • 200 gram djathë
  • Kripë
  • Piper.
Patatet lahen dhe zihen me lëvore për 20 minuta në ujë të njelmët. Kullohen dhe hidhet ujë i ftohtë në mënyrë që të qërohen më lehtë. Priten në rrathë. Qepa e grirë fërgohet në margarinë. Majdanozi pritet imët, kurse djathi kalohet në rende. Në tepsi të përshtatshme radhiten patatet. Mbi to hidhet kripë, piper dhe qepët e fërguara e djathi. Pjeken në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë për 30 minuta.
dua