Qysh me përgaditë pasha qofte? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë pasha qofte?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 22 November 2016 | 00:07
Përbërësit:
  • 500 gram mish i grirë
  • 1 filxhan oriz
  • Kripë
  • Piper
  • 2 vezë
  • 2/3 gote kos të trashë
  • Miell
  • Specë të kuqe.
Në masën e mishit shtohet orizi i zier 10 minuta, kripa, piperi, majdanoz sipas dëshirës dhe të gjitha përzihen mirë. Me lugë të mesme vihet në shuplakë dore nga masa e mishit, pastaj duke i përmillur formohet qoftet. Vezët tunden me pirun. Shtohet kos, kripë, speca e kuqe dhe mielli i situr. Qoftet me pirun futen në brumë, pastaj lëshohen me kujdes në vaj të nxehtë për tu fërguar nga të dyja anët. pasha-qofte
dua