Qysh me përgaditë patate me spinaq? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë patate me spinaq?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 16 December 2016 | 14:50
Përbërësit:
  • 500 gram spinaq
  • 500 gram patate
  • 2 lugë miell
  • 1 lugë margarinë
  • 3 lugë vaj
  • 1 gotë qumësht
  • Kripë.
Qërohen patatet, pastrohen. Priten pastaj në copa të vogla dhe zihen në ujë të njelmët. Kullohen patatet, dhe në të njejtin ujë zihet spinaqi. Në yndyrë fërgohet mielli, dhe përvëlohet me qumësht derisa të fitohet një salcë beshamelli më e hollë. Spinaqi pritet në pjesë të holla dhe së bashku me patatet hidhet në salcë beshamelli. patate-spinaq
dua