Qysh me përgaditë pica të mbushura? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë pica të mbushura?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 05 January 2017 | 22:25
Përbërësit:
  • 500 gram miell
  • 300 gram ajkë
  • 2 lugë kripë
  • 1 lugë sheqer
  • 200 gram margarinë
  • 2 peciva
  • 3 vezë
  • 200 gram sallamë
  • 250 gram kaqkavall
  • 100 ml keqap
  • 1 vezë.
Vendosim vezët, ajkën, kripën, sheqerin dhe i pëziejmë të gjitha mirë. Shtojmë margarinën e shkrirë, pecivat dhe shtojmë miellin gradualisht. Ngjeshim mirë brumin dhe e lëmë të pushojë 20 minuta. Nga ky brumë ndajmë 10 toptha. Secilin nga topthat e tëhollojmë në petë sa madhësia e pjatës së mesme. Secilën petë e lyejmë me keqap, shtojmë sallamë dhe kaqkavall. Skajet e secilës nga petët i lyejmë me vezën e tundur dhe mbyllim petën duke e kthyer përgjysmë duke fituar një gjysmë hëne. Më pas me pirun shtypim skajet rreth e rreth. I radhisim në tepsi të madhe të mbuluar me letër për pjekje dhe lyejmë mbi me vezën e mbetur. Pjeken në 200 gradë për 20 minuta.
dua