Qysh me përgaditë puding orizi? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë puding orizi?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 11 May 2017 | 19:26
Përbërësit:
  • 1 litër qumësht
  • 1 gotë sheqer pluhur
  • 1 lugë gjelle niseshte misri
  • 1 gotë caj oriz
  • 1 gotë caji krem qumështi
  • 1 sheqer vanillë
  • luleshtrydhe.
Në tenxhere vendoset orizi i pastruar me 1.5 gota ujë. Orizi lihet derisa të zbutet, pastaj shtohet 1 lutër qumësht. Pasi fillon të vlon ulet temperatura dhe në temperaturë të ulët lihet 15 minuta. Shtohet kremi, sheqeri dhe zihet për 5 minuta. Duke i shtuar pak ujë shtohet edhe nishestja dhe zihet rreth 3 minuta. Pudingu ndahet në tasa të vegjël dhe zbukurohet me luleshtrydhe.  
dua