Qysh me përgaditë roladë bajader? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë roladë bajader?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 16 March 2017 | 22:30
Përbërësit:
  • 7 vezë
  • 200 gram sheqer pluhur
  • 250 gram margarinë
  • 300 gram lajthi
  • 300 gram biskota të bluara
  • 50 gram qokollatë
  • 3 lugë qumësht
Përzihen të bardhat e vezëve me sheqer. Në një enë tjetër përzihet margarina e zbutur. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke përzier vazhdimisht. Shtohet arrat,biskotat dhe të bardhat e vezëve të tundura në shkumë të dendur. Masa përzihet mirë dhe ndahet ½ nga masa e përgaditur. Pjesës tjetër i shtohet qokollatë e shkrirë në qumësht dhe përzihet mirë. Në tepsi të ngushtë shtrohet folie plastike, dhe vendoset gjysma e masës së përgaditur me qokollatë, mbi shtohet pjesa pa qokollatë. Në fund vndoset pjesa tjetër me qokollatë. Ena futet në frigorifer që të forcohet.
dua