Qysh me përgaditë role me gështenja? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë role me gështenja?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 08 November 2016 | 23:22
Përbërësit:
  • ½ kg gështenja të ziera
  • 1 e verdhë veze
  • 50 gram gjalpë
  • 100 gram arra
  • 50 gram sheqer pluhur.
Gështenjat e ziera, të qëruara e të shtypura vendosen në një enë. Shtohen arrat e bluara, gjalpi i zbutur, e verdha e vezës dhe sheqeri pluhur. Përzihet masa mirë dhe vendoset në folie plastike. Formohet role nga masa dhe vendoset në tabakë. Për përgaditjen e glazurës vendosen në një enë mbi avull 3 rende qokollatë. Vlohet sherbeti i trashë nga 50 gram sheqer dhe 1 lugë ujë. Shtohet sherbeti në masën e qokollatës dhe përzihet. Shtohet gjalpë, përzihet përsëri dhe vendoset mbi role. role-me-geshtenja
dua