Qysh Me nga dua.com - Qysh me përgaditë sallatë me oriz? 

Qysh me përgaditë sallatë me oriz?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 29 April 2017 | 11:36
Përbërësit:
  • 150 gram oriz
  • 150 gram sallamë
  • 100 gram tranguj turshi
  • 3 vezë të ziera
  • 100 gram majdanoz
  • 200 ml ajkë
  • kripë
  • piper i zi.
Në një enë të madhe vendosim orizin e zier. Në masën e orizit shtojmë trangujtë, sallamën, majdanozin si dhe vezët e ziera e të prera. Shtohet kripë e piper. Së fundmi shtohet edhe ajka. Përzihet masa mirë dhe shërbehet në formë të topthave. Zbukurohet me majdanoz.
dua