Qysh Me nga dua.com - Qysh me përgaditë supë pule me oriz? 

Qysh me përgaditë supë pule me oriz?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 10 April 2017 | 21:27
Përbërësit:
  • 1 litër supë pule
  • 50 gram oriz
  • 3 vezë
  • lëng limoni
  • majdanoz
  • piper.
Në tenxhere me supë të nxehtë, shtohet orizi i pastruar dhe zihet 20 minuta. Vezët tunden me mikser, u shtohet lëngu i limonit dhe duke përzier vazhdimisht shtohen 100 ml supë e nxehtë. Kjo masë i shtohet supës, përzihet mirë dhe shtohet majdanozi i grirë.
dua