Qysh me përgaditë tavë me spinaq? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë tavë me spinaq?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 24 February 2017 | 21:11
Përbërësit:
  • 1 kg mish viqi
  • 1 kg spinaq
  • 4-5 vezë
  • 500 ml kos
  • 2 lugë miell
  • vegetë
  • kripë
  • piper.
Mishi i prerë në copa racioni zihet me kripë dhe 1 lugë erëza të thata derisa të zbutet. Spinaqi i larë dhe i grirë zihet 5 minuta në lëngun që e lëshon. Mielli fërgohet në gjalpë. Shtohen hudhra e shtypur dhe supë mishi duke e përzier vazhdimisht derisa të trashet, pastaj përzihet me spinaqin e zier. Rregullohet me vegetë dhe piper. Masa e përzier vendoset në tepsi të përshtatshme dhe mbi spinaq hidhen me kujdes vezët e tundura me kos, hudhra të shtypura dhe kripë. Mbi vendosen copat e mishit, vegetë, kripë dhe piper. Pjeket në temperaturë 200 gradë derisa të skuqet mishi. [caption id="attachment_20929" align="alignnone" width="560"] SONY DSC[/caption]
dua