Qysh me përgaditë toptha qokollate? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë toptha qokollate?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 23 December 2016 | 22:39
Përbërësit:
  • 2 të verdha vezësh të ziera fort
  • 200 gram sheqer pluhur
  • 100 gram gjalpë të zbutur
  • 2 lugë rum
  • 200 gram bajame
  • 100 gram qokollatë.
Të verdhat e vezëve kalohen në sitë të shpeshtë. Shtohen 100 gram sheqer pluhur, 100 gram bajame të bluara, 100 gram gjalpë dhe 2 lugë rum. Të gjitha përzihen mirë derisa të fitohet një masë kompakte. Masa ndahet në toptha të vegjël. Në enë të thellë shtohen bajamet e mbetura, 150 gram sheqer pluhur dhe qokollata e kaluar në rende. Në këtë përzierje kalohen topthat.
dua