Qysh me përgaditë tortë akullore? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë tortë akullore?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 06 April 2017 | 20:13
Përbërësit:
  • 200 gram gjalpë
  • 5 vezë
  • 250 gram sheqer
  • 300 gram lajthi
  • 400 ml ajkë të ëmbël.
Kallëpi në formë të gjatë e të ngushtë mbështillet me folie plastike. Tundet gjalpi i zbutur me 100 gram sheqer. Shtohen të verdhat e vezëve duke vazhduar të përzihet masa. Shtohen lajthitë dhe 200 ml ajkë të tundur. Në një enë tjetër tunden të bardhat e vezëve me sheqer, dhe pasi të jetë bërë masa e dendur me kujdes përzihet me masën e përgaditur paraprakisht. Masa vendoset në kallëp dhe futet në friz për 3-4 orë. Pasi të ftohet torta largohet nga kallëpi. 200 ml ajkë tunden dhe me të lyhet torta mbi dhe anash.
dua