Qysh me përgaditë torte me arra? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë torte me arra?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 16 November 2016 | 16:49

Përbërësit:

-500 gr biskota Petit beure -20 gr sheqer -1 lugë ekstrakt vanileje -150 gr arra te grimcuara -2 lugë gjelle kakao -1 gotë ujë -160 gr margarinë -1 çokollatë e zezë për zierje -1 gotë ajkë e ëmbël (hopla)

1. Fillimisht coptojmë keksat. 2. Marim një enë vendosim sheqerin, kakaon dhe ujin, përbërsit i përziejmë , pastaj shtojmë margarinen, masen në tengjere e ziejmë për 10 minuta, duke e përzier gradualisht. Mases së përgaditur ia shtojmë keksat e shtypura dhe arrat e grimcuara, pastaj e përziejmë mirë derisa të krijojmë masë homogjene. 3. Masen e kthejmë në tepsi, e rrafshojmë me lugë, pastaj masen e vendosim në frigorifer për 30 minuta. 4. Në ndërkohë përgadisim qokollaten e shkrirë, marim një tenxhere vendosi pak ujë në të, sipër saj vendosim një enë tjeter pasataj vendosim qokollaten, e lëm kështu derisa ajo të shkrihet, qokollaten e lëm të ftohet pak. 5. Në ndërkohë me mikser rrahim kremin derisa të fitojmë masë kremoze, kremit pastaj ia shtojmë qokollaten. 6. Kremin e përgaditur nga qokollata e shtojmë sipër tortes që kemi në frigorifer. 7. Për dekor tortes i vendosim arra, apo bajame të grimcuara.

torte-me-arra

dua