Qysh me përgaditë tortë me gështenja? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë tortë me gështenja?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 17 February 2017 | 01:05
Përbërësit:
  • 100 gram gjalpë e zbutur
  • 10 vezë
  • 250 gram sheqer
  • 400 gram gështenja
  • 100 gram bajamë
  • 400 ml ajkë e tundur
  • 100 gram griz.
Tundet gjalpi me sheqer. Shtohen të verdhat e vezëve duke i tundur së bashku. Shtohen 200 gram gështenja të ziera e të shtypura, bajamet, grizi dhe të bardhat e vezëve të tundura në shkumë. Torta pjeket në dy pjesë në temperaturë të ulët. Ajka tundet me sheqer. Shtohen 200 gram gështenja dhe 1 lugë rum. Korja e pjekur lyhet me ajkën e përgaditur. Mbulohet me koren tjetër e cila lyhet mbi dhe anash me të njejtin krem.
dua