Qysh me përgaditë torte me kajsi? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë torte me kajsi?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 31 March 2017 | 21:00
Përbërësit:
  • 1 kg kajsi
  • 3 lugë sheqer
  • 5 vezë
  • 5 lugë miell
  • 200 gram ajkë të tundur
  • sheqer vanille.
Kajsitë pastrohet, ndahen përgjysmë dhe palohen në tepsi të lyer me yndyrë. Shtohet 3 lugë sheqer dhe ena futet në temperaturë 200 gradë. Ndërkohë përgaditet peta nga vezët, sheqeri, sheqeri vanillë dhe mielli. Masa e tundur hidhet mbi kajsi gjysmë të pjekura dhe prap kthehet në furrë. Ulet temperatura në 180 gradë dhe vazhdon pjekja derisa të skuqet peta. Ëmbëlsira e pjekur,përmbyset në pjatë ku do të shërbehet. Pasi të ftohet, lyhet anash dhe zbukurohet me ajkë të tundur.
dua