Qysh me përgaditë trofte të mbushur me këpurdha? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgaditë trofte të mbushur me këpurdha?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 05 April 2017 | 14:13
Përbërësit:
  • 4 trofta
  • 250 gram këpurdha
  • 1 qepë
  • 200 ml verë të bardhë
  • 100 ml ajkë
  • 1 lugë niseshte
  • 1 lugë gjalpë.
Peshku kriposet dhe piperoset brenda dhe jashtë. Këpurdhat priten në feta të holla. Qepa grihet hollë dhe fërgohet në gjalpë. Peshku mbushet me këpurdha. Këpurdhat e mbetura përzihen me qelë, shtohet lëngu i limonit, vera e bardhë dhe kështu zihen peshqit 12 minuta. Peshqit vendosen në enën në të cilët do të shërbehen. Ajka tundet me niseshte, shtohet lëngu në të cilin janë zier peshqit. Përzihet mirë dhe sa të marrë valë largohet nga zjarri.
dua