Qysh me përgatit cheesecake? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatit cheesecake?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 10 April 2020 | 10:52

Cheesecake apo ëmbëlsira me djath është një nga ëmbëlsirat më të preferuara kohët e fundit. Ka disa mënyra për ta përgatitur këtë ëmbëlsirë. Ne po ju sjellim një nga recetat më të thjeshta dhe të shijshme.

 

Përbërësit

 

200 gr biskota (te thjeshta)

150 gr gjalpë

500 gr djathë i butë Philadelphia

100 gr pana e freskët

100 gr sheqer

2 vezë + 1 të verdhë veze

1/2 lëngu limoni

1 pako vanilje

 

Përgatitja e Cheesecake

 

Si fillim përgatisim bazën e cheesecake. Biskotat i shtypim fort të gjitha ose i grijmë me grirësin elektrik duke shtuar edhe gjalpin në të. Marrim një tavë të rrumbullakët me diametër rreth 22-24 cm dhe i vendosim letër furri. Hedhim në të biskotat me gjalpin.
I shtypim mirë me lugë ose me dorë duke krijuar një bazë në gjithë tavën. Më pas e vendosim tavën në frigorifer përreth 30 minuta.

 

Përgatisim kremin sipër për cheesecake. Në një enë qelqi hedhim vezët, sheqerin, vaniljen dhe lëngun e limonit. Fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik. Më pas shtojmë edhe philadelphia dhe panën dhe vazhdojmë ti rrahim përsëri derisa të përzihen mirë të gjithë përbërësit.

Marrim bazën nga frigoriferi dhe i hedhim sipër kremin e përgatitur. Fusim tavën ta pjekim në furrë të nxehtë 180°C përreth një orë.

Më pas e lemë cheesecake të ftohet dhe e zbukurojmë sipër me salsa të ndryshme sipas dëshirës, me luleshtrydhe, fruta pylli ose mund ta shijojmë kështu siç është.

 
dua