Qysh me përgatit kekë me karrotë? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatit kekë me karrotë?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Receta | 08 May 2020 | 11:56

Nëse nuk e keni provuar ende kekun me karrotë ju sygjerojmë të mos e paragjykoni nga emri por ta provoni gjithsesi! Ky kek është një nga ëmbëlësiat më të mira dhe të lehta që mund të hani. Nëse keni edhe fëmijë ju garantojmë që edhe ata do ta adhurojnë! Më poshtë lexoni recetën, e cila është mjaftë e lehtë!

Përbërësit

300 gr karrota
4 kokrra vezë
150 gr sheqer
Lëngu e një portokalli
200 gr miell
1 lugë çaji sodë buke
150 ml vaj

Për kremin e vanilles

Krem për tundje
250 gr sheqer pluhur
4-5 lugë gjelle lëng limoni

Arra për dekor sipër - sipas dëshirës

Përgatitja

Ngrohni furrën në temperature 180 gradë. Më pas, pastroni karrotat, largojuni lëkurën dhe grijini imët përmes një rende kuzhine. Rrihni vezët në një tas dhe shtoni më pas sheqerin.Rrihini bashkë derisa sheqeri të shkrijë. Shtoni më pas vajin dhe vijoni t’i përzieni duke shtuar njëkohësisht karrotat e grira. Shtoni më pas dhe lëngun e portokalles dhe përziejini mirë që të gjithë përbërësit.

Vendosni miellin në një tas dhe shtoni aty sodën e bukës.Përziejeni të gjitha bashkë. Më pas miellin gradualisht e shtojmë pak e nga pak në enën ku kemi masën me karrota dhe vezë. Përzjeini mirë dhe të gjithë masën vendoseni në tepsi. Futeni të piqet në furrën e parangrohur për 45-50 minuta derisa keku të marrë një ngjyrë të artë të praruar.

Pasi të jetë pjekur lëreni të ftohet.Në fund përgatisni nëse dëshironi kremin e tundur në mikser. Përzjeni sheqerin pluhur me lëng limoni derisa masa të krijohet në masë në formë kremi.
Lyeni gjithë sipërfaqen e kekut me kremin glase dhe lëreni të ngrijë për pak minuta dhe më pas shijojeni.

Image
dua