Qysh me përgatit kifle të shishme? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatit kifle të shishme?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Receta | 15 May 2020 | 12:13

Të gjithë i duan kiflet. Te ëmbëla apo të njemlëta, ato janë të preferuara nga të gjithë. Lajmi mirë është se as përgatitja e tyre nuk është shumë e vështirë. Më poshtë po ju sjellim një nga recetat më të shpejta dhe më të shijshme për kiflet. Mos hezitoni t’i përgatitni!

Përbërësit:

1 gotë uji qumësht (200 ml)
1 gotë uji vaj (200 ml)
1 gotë ujë të vakët
3 vezë
Pak farë buke
1 luge te sheqerit kripë
Miell deri sa të bëhet masa

Përgatitja:

Përgatisim brumin, pastaj e ndajmë në katër pjesë të barabarta. Marrim pjesën e parë, e ndajmë në 10 kulaçë të cilët pastaj i hapim vetëm pak me t’holluese. Secilin prej tyre i lyejmë me margarinë duke i vendosur njëri mbi tjetrin. Të njëjtën e bëjmë edhe me tri pjesët tjera të brumit.

Pasi t’i përfundojmë, katër pjesët i marrim dhe i hapim më shumë deri sa të bëhen petë të mëdha që t’i ndajmë me thikë në formë trekëndëshi. I mbushim sipas dëshirës. Kiflet i radhisim në një tepsi të lyer me vaj pastaj i lyejmë me vezë, mbi u hedhim susam. Kiflet i lëmë që të vijnë deri sa të shohim se janë fryrë mjaftueshëm, pastaj i pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht.

dua