Qysh me përgatit makarona të shijshme me djathë sipas Shaquille O’Neal? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatit makarona të shijshme me djathë sipas Shaquille O’Neal?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 26 June 2020 | 09:30
Basketbollisti i famshëm Shaquille O’Neal, është i njohur edhe si gurman i madh, ndërkaq recetën e vet të preferuar për makarona me djathë gjithmonë e ndanë dhe ua rekomandon të gjithëve
– Konsumoj shumë mish pule dhe peshk. Mirëpo, ndonjëherë dëshiroj veten ta qeras me këta makarona. Mund të hahen në situata formale dhe jo formale. Shkurt, në çdo moment – ka thënë me një rast.
 
Përbërësit:
 
– 1 paketim makarona (të shkurtër);
– 1 lugë vogël vaj ulliri;
– gjysmë luge e vogël kripë;
– gjysmë filxhani gjalpë;
– 1 lugë e vogël miell;
– 1- 1,5 e filxhanit qumësht;
– 1 vezë;
– 500 gramë kaçkavall, sipas dëshirës;
– 500 gramë cedër;
– 1 filxhan thërrmija buke.
 
 
Përgatitja:
 
Në një tenxhere të madhe vloni ujin, pastaj zieni makaronat me vaj. Qitni kripë sipas dëshirës. Kulloni. Në tigan shkrini gjalpin në temperaturë të ulët. Shtoni miellin dhe përzieni 1 minutë. Shtoni një filxhan qumësht dhe vezën. Sërish përzieni 1 minutë. Shtoni kaçkavallin dhe gjysmën e cedrit dhe përzieni derisa të shkrihen.
Shtoni makaronat e zier në salcë dhe përzieni në temperaturë të ulët. Provoni dhe shtoni kripë nëse e shihni të nevojshme. Nxehni furrën në 220 gradë Celsius. Të gjitha bashkë qitni në tepsi, grini pjesën e mbetur të cedrit dhe shtoni thërrmijat e bukës dhe piqni 30 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të gështenjtë. Ju bëftë mirë! 
dua