Qysh me përgatit një sanduiç të shijshëm me tuna dhe avokado? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatit një sanduiç të shijshëm me tuna dhe avokado?

Qysh Me Qysh Me | Receta | 28 April 2020 | 10:26

Përbërësit:

– 1/3 avokado
– ½ lugë gjelle lëng limoni
– 120g tunë e konservuar
– 2 rriska domate
– Marule
– 1 qepë e kuqe
– 2 rriska bukë të bardhë
– Kripë dhe piper të zi, varësisht nga shija
– Vaj ulliri

Përgatitja:

– Me duart tuaja, ndajeni marulen në copa të vogla. Qepët prijini në formë gjysmë hëne.
– Njërën anë të secilës rriskë të bukës lyejeni me vaj ulliri.
– Avokadon shtrydheni me pirun dhe shpërndajeni barabar në bukë. Shtoni domaten, qepët, tunën dhe marulen në sandviç. Spërkateni me kripë, piper dhe lëng limoni – Mbulojeni sandviçin me rriskën tjetër të bukës. Ju bëftë mirë. 

dua