Qysh me përgatit pallaqinka amerikane? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatit pallaqinka amerikane?

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Receta | 24 April 2020 | 10:48

Ne i përgatisim pak më ndryshe por amerikanët kanë këtë metodë që lakmohet dhe kopjohet kudo në botë. Nëse nuk i keni provuar më herët, këtu po ju sjellim recetën e pallaqinkave amerikane.

 

Përbërësit

 

135 gr miell 
1 luge caji pluhur për pjekurina
1/2 luge kripë
2 luge sheqer
130 ml qumësht
1 vezë
2 lugë margarin të shkrirë

Hapat

Përzihen mielli,kripa,sheqeri,pluhuri për pjekurina pastaj i shtohen qumështi. margarina dhe veza. Përzihen mirë dhe fërgohen nga dy minuta në tigan me pak yndyrë.Shërbehen me mjaltë,marmeladë,qokoladë etj

dua