Qysh me përgatit paragjellën me të cilën Sophia Loren ka çmendur meshkujt? - Qysh Me nga dua.com 

Qysh me përgatit paragjellën me të cilën Sophia Loren ka çmendur meshkujt?

Flogerta Driza Flogerta Driza | Receta | 30 June 2020 | 12:05
Përgatitet shumë thjesht .Gjinia mashkullore kurrë nuk ka qëndruar indiferent ndaj aktores italiane. Kështu që Sophia Loren na ka treguar se si të përgatitë paragjellën e saj të pagabueshme.
 
Përbërësit:
 
– 1 kg kërpudha;
– gjysmë filxhani thërrmija buke;
– gjysmë filxhani karkaleca të grirë të papërpunuar;
– 2 lugë të vogla qepë të reja të grira;
– 3 lugë të vogla selino të grirë;
– ¼ lugë e vogël hudhër të grirë;
– 2 lugë të vogla majdanoz të grirë.
 
Përgatitja:
 
Lani kërpudhat dhe hiqjani kërcejtë. Përzieni thërrmijat e bukës, karkalecat, qepën e re, selinon, hudhrën dhe majdanozin. Sipas dëshirës shtoni salcë domateje. Qitni kripë dhe piper. Mbushni kërpudhat me tretjen dhe piqni në 180 gradë Celsius 20 minuta.
dua